• четврток, 19 март 2026

Inflacioni në eurozonë po rritet sipas vlerësimeve

Inflacioni në eurozonë po rritet sipas vlerësimeve

Bruksel, 18 mars 2026 (MIA) – Inflacioni në eurozonë u rrit në shkurt, siç u vlerësua fillimisht, i nxitur nga rritja më e shpejtë e çmimeve në sektorin e shërbimeve dhe një rënie mesatare e shpenzimeve të energjisë, treguan të dhënat përfundimtare të Eurostat të publikuara sot.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve konsuamtore regjistroi një rritje vjetore prej 1,9 për qind pas një rritjeje prej 1,7 për qind në janar. Shkalla është në përputhje me vlerësimin e publikuar më 3 mars.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në rreth 2,4 për qind, siç vlerësohet nga 2,2 përqind një muaj më parë.

Të dhënat treguan se inflacioni i shërbimeve u rrit në 3,4 për qind nga 3,2 për qind në janar, e rritja e mallrave industriale jo-energjetike u përshpejtua në 0,7 për qind nga 0,4 për qind.

Në të njëjtën kohë, çmimet e energjisë ranë me një ritëm prej 3,1 për qind, më ngadalë se rënia prej 4 për qind muajin e kaluar.

Çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit u rritën për 2,5 për qind, pas një rritjeje prej 2,6 për qind të regjistruar një muaj më parë. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан