IDF po bën plane për ofensivë të re të mundshme në Gazë për çarmatim të Hamasit, njoftoi "Tajms of Izrael"
- – Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF), katër muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me lëvizjen palestineze Hamas, po bëjnë plane për ofensive të re të mundshme në Rripin e Gazës me qëllim të çarmatimit të asaj lëvizje me përdorimin e forcës, shkruan sot “Tajms of Izrael”, duke iu referuar burimeve.
Tel Aviv, 10 shkurt 2026 (MIA) – Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF), katër muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me lëvizjen palestineze Hamas, po bëjnë plane për ofensive të re të mundshme në Rripin e Gazës me qëllim të çarmatimit të asaj lëvizje me përdorimin e forcës, shkruan sot “Tajms of Izrael”, duke iu referuar burimeve.
Në rast të ripërtëritjes së konfliktit, sipas burimit të gazetës, luftërat mund të jenë më intensive dhe më të përhapura se sa në raundet paraprake, duke pasur parasysh atë që forcat izraelite tashmë nuk do të jenë të kufizuara për shkak të pranisë së pengjeve në territorin e Gazës.
Siç theksohet, në javët e fundit, Komanda jugore e IDF-së ka përgatitur plane për një varg operacionesh të mundshme në Gazë, nëse udhëheqësia politike vendos për çarmatim ushtarak të Hamasit. fc/
Foto: EPA