IDF mbrëmë kreu 11 sulme në periferinë e Bejrutit, Dahi
- – Armata izraelite (IDF) mbrëmë kreu 11 sulme në periferinë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, që është bastion i Hezbollahut.
Bejrut, 4 tetor 2024 (MIA) – Armata izraelite (IDF) mbrëmë kreu 11 sulme në periferinë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, që është bastion i Hezbollahut.
Sulmet ishin kryer kundër periferisë Dahia, ndërsa cak i sulmeve ishte Hashem Safiedin, gjoja trashëgimtari i liderit të vrarë të Hezbollahut Hasan Nasralla. Nuk dihet fati i Safiedinit.
Ai ishte një nga sulmet më të fuqishme nga 23 shtatori pasi IDF i intensifikoi sulmet ndaj caqeve në Liban.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit gjatë 24 orëve të kaluara në sulmet izraelite janë vrarë 37 persona, ndërsa 151 janë plagosur, ndërsa nga 23 shtatori janë vrarë afërsisht 1.000, ndërsa 1,2 milionë njerëz janë zhvendosur.
Edhe Hezbollahu gjuajti mbrëmë një varg raketash ndaj industrisë ushtarake në gjirin Haifa në bregun e Detit Mesdhe.
Përderisa në luftërat me Hezbollahun në Libanin jugor u vranë të paktën nëntë ushtarë izraelitë. fc/
Fotografia: EPA