• четврток, 25 декември 2025

Huthët dhe Qeveria jemenase arritën marrëveshje për shkëmbimin e gati 3,000 të burgosurve

Huthët dhe Qeveria jemenase arritën marrëveshje për shkëmbimin e gati 3,000 të burgosurve

Sana, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Kryengritësit jemenas Huthët, të mbështetur nga Irani, dhe Qeveria jemenase e njohur ndërkombëtarisht kanë arritur një marrëveshje të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin gati 3.000 persona, njoftuan sot përfaqësues nga të dyja palët.

Anëtari i delegacionit qeveritar për negociatat e shkëmbimit të të burgosurve, Maxhed Fadail, deklaroi se është arritur një marrëveshje me huthët për një shkëmbim të ri, në të cilin do të lirohen "mijëra" të burgosur ushtarakë, shkruan Al Arabija net.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i delegacionit të huthëve, Abdulkader el-Mortada, në një postim në rrjetin social X deklaroi se "sot është nënshkruar një marrëveshje me palën tjetër për realizimin e një shkëmbimi të madh të të burgosurve, që përfshin lirimin e 1,700 të burgosurve tanë në shkëmbim të 1,200 të tyre". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан