• понеделник, 16 март 2026

Humb jetën një motoçiklist 18-vjeçar në fatkeqësi të komunikacionit në Çair

Humb jetën një motoçiklist 18-vjeçar në fatkeqësi të komunikacionit në Çair

Shkup, 14 mars 2026 (MIA) - Një motoçiklist e ka humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit, që ka ndodhur dje pasdite në rr. „Adem Demaçi“ në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informatave të MPB-së, fatkeqësia është denoncuar më 13 mars rreth orës 15:20 në SPB Shkup, ndërsa ka ndodhur mes një motoçiklete “Piaxho Beverli” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.L. (18), një automjet udhëtarësh “Fiat” të drejtuar nga D.T. (20) dhe një automjet udhëtarësh “Pezho 307” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (35), të gjithë nga Shkupi.

"Si pasojë e aksidentit, në vendngjarje ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit ishte dërguar për autopsi", njoftoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан