HRAII: Në protestat në Iran humbën jetën mbi 2.500 njerëz
- Aktivistët për të drejtat e njeriut në Iran (Human Rights Activists In Iran) me seli në SHBA njoftoi se gjatë protestave në Iran humbën jetën 2.571 persona.
Uashington, 14 janar 2026 (MIA) - Aktivistët për të drejtat e njeriut në Iran (Human Rights Activists In Iran) me seli në SHBA njoftoi se gjatë protestave në Iran humbën jetën 2.571 persona.
Nga viktima 2.403 janë demonstrantë, 147 janë të lidhur me Qeverinë, ndërsa 12 persona më të rinj se 18 vjet, ndërsa nëntë janë civilë që nuk kanë marrë pjesë në protesta.
Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Të dhënat për viktimat e HRAII janë bazuar në informatat e aktivistëve iranian, të dhënat e të cilëve për demonstratat e kaluara në Iran ishin të sakta.
Televizioni shtetëror iranian dje për herë të parë raportoi se numri i personave të vdekur gjatë protestave është i madh.
Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, nga fillimi i protestave janë arrestuar 18.100 njerëz. sa/
foto: HRAII logo