• понеделник, 16 март 2026

Helikopteri ushtarak iranian rrëzohet në treg në provincën Isfahan, katër të vdekur

Helikopteri ushtarak iranian rrëzohet në treg në provincën Isfahan, katër të vdekur

 Dorçeh, 24 shkurt 2026 (MIA) - Një helikopter i armatës iraniane u rrëzua në një treg frutash në qytetin Dorçeh në provincën qendrore të Isfahanit, ku humbën jetën piloti, bashkëpilotin dhe dy shitës, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar raportet e mediave iraniane.

 Në vendin e rrëzimit të helikopterit shpërtheu zjarr, i cili më vonë u vu nën kontroll. Ekspertët thonë se aksidente të tilla janë të zakonshme në Iran. Shumë nga incidentet lidhen me aeroplanë të blerë para Revolucionit Islamik në vitin 1979, për të cilët Iranit i mungojnë pjesë rezervë origjinalë.

 Një aeroplan luftarak F-4 i prodhuar në ShBA, që i përkiste Forcave Ajrore Iraniane, u rrëzua javën e kaluar gjatë një fluturimi stërvitor në provincën perëndimore të Hamadanit. Një nga pilotët humbi jetën në aksident.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан