• петок, 05 јуни 2026

Hegset: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit janë produktive

Hegset: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit janë produktive

Singapor, 30 maj 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pit Hegset deklaroi se SHBA është në një "pozicion të mirë" për të arritur marrëveshje me Iranin për t'i dhënë fund luftës dhe se negociatat deri më tani kanë qenë "produktive".

Megjithatë, ai theksoi se presidenti amerikan, Donald Tramp nuk do të shpejtojë për të lidhur marrëveshje.

"Çdo marrëveshje që presidenti është i gatshëm ta pranojë, do ta pranojë vetëm nëse mendon se është një marrëveshje e shkëlqyer për vendin tonë dhe për sigurinë e botës", u tha Hegset gazetarëve në Singapor, ku ndodhet në konferencën ndërkombëtare të mbrojtjes "Shangra-la dialog".

Ai tha gjithashtu se Irani "e di çfarë duhet të bëjë" për të arritur marrëveshje me SHBA-në, raporton Al Xhezira.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан