• сабота, 19 септември 2026

Haxhiu në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Haxhiu në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Prishtinë, 20 gusht 2026 (MIA)- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që presidenti i Italisë, Sergio Matarela, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë më 2030.