Harxhimet për jetesë në mars në nivel vjetor janë rritur për 4,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,4 për qind
- Harxhimet për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, shënojnë rritje për 4,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,4 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Harxhimet për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, shënojnë rritje për 4,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,4 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, është 0,7 për qind.
Në mars të vitit 2026, krahasuar me shkurtin 2026, rritje të harxhimeve të jetesës ka në greupet: Transport për 3,4 për qind, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 3,2 për qind, Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0,6 për qind, Rekracion, sport dhe kulturë për 0,5 për qind, Shërbime për arsim, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0,4 për qind, Veshje dhe këpucë për 0,3 për qind, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Informacion dhe komunikim për 0,2 për qind, Kujdesi shëndetësor, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0,1 për qind.
Kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026 është 0,9 për qind.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, shënoi rritje prej 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3,4 për qind. bsh/
Foto: MIA