• вторник, 13 јануари 2026

Guteresh "i shokuar" nga dhuna ndaj demonstratave në Iran

Guteresh

Nju-Jork, 12 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të tregojnë "qëndrueshmëri maksimale" në hovin e protestave masive që janë duke e tronditur vendin, transmeton DPA.

"Jam i shokuar nga raportet për dhunën dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e autoriteteve iraniane kundër protestuesve, që ka sjellë deri në numër të madh të rasteve të vdekjes dhe të lënduar në ditët e kaluara", shrkuan Guteresh në rrjetin social "Iks".

Ai theksoi se të drejtat e lirisë së shprehjes, shoqërimit dhe grumbullimit të qetë duhet të plotësohen ërësisht që të respektohen dhe mbrohen. Guteresh dërgoi apel deri në Teheran që të përmbahen nga forca e panevojshme dhe joproporcionale dhe të mundësojë qasje deri në informacione përmes ripëertëritjes së lidhjeve komunikuese.

Sipas të dhpënave të Agjencisë aktiviste "Hjuman rajts aktivits" (Human Rights Activists News Agency), me seli në SHBA, në 15 ditët e fundit janë vrarëtë paktën 544 persona. Nga këta, 483 janë protestues dhe 47 janë anëtarë të forcave të sigurisë. Midis viktimave janë tetë fëmijë.

Organizata vëren se numri i vërtetë i viktimave është ndoshta shumë më i lartë, duke pasur parasysh se komunikimi me botën e jashtme është shumë i kufizuar për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe linjave telefonike të bllokuara. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан