• четврток, 25 декември 2025

Greta Thunberg arrestohet në Londër për mbështetje të grevistëve nga "Aksioni Palestinez" i ndaluar

Greta Thunberg arrestohet në Londër për mbështetje të grevistëve nga

 Londër, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar në qendër të Londrës gjatë një demonstrate në mbështetje të grevistëve me uri nga Aksioni palestinez.

 Policia e Londrës njoftoi se një grua 22-vjeçare është arrestuar për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës së ndaluar "Aksioni palestinez", që është në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit për Terrorizëm të vitit 2000, raporton Skaj njuz.

 Në një video të ndarë nga grupi protestues "Të Burgosurit për Palestinën", Thunberg shfaqet duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "E mbështes aksionin e të burgosurve për Palestinën. Kundërshtoj gjenocidin" gjatë një proteste jashtë zyrave të "Aspen inshurens" në qendër të Londrës.

 Grupi bëri të ditur se herët në mëngjes sulmoi kompaninë sepse siguron shërbime për firmën izraelite të mbrojtjes "Elbit Sistems".

Para se të mbërrinte policia, dy aktivistë spërkatën fasadën e ndërtesës me bojë të kuqe, pas së cilës policia ndërhyri dhe kreu arrestime. 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан