Gordana Dimitrieska-Koçoska në takime me FMN-në: Prioritet kryesor mbetet ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe stabiliteti i financave publike
- Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, stabilitetit në menaxhimin e financave publike, zbatimin e konsolidimit fiskal dhe sigurimin e rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. Njëkohësisht, ajo ndjek me vëmendje zhvillimet nën ndikimin e pasigurive në planin ndërkombëtar dhe ndërmerr masa për përballimin e sfidave. Kjo u theksua në takimet e ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me drejtorin ekzekutiv të FMN-së Jeron Klik, zëvendësdrejtorin ekzekutiv Marniks van Raj, drejtorin e Departamentit Evropian në FMN-së Alfred Kamer, me shefin e Misionit të FMN-së Nik Gigineishvili, si dhe me përfaqësuesit e Departamentit të Çështjeve Fiskale pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Uashington.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.