• вторник, 30 декември 2025

Gjykimi për zjarrin në "Puls": Nëna e Andrejit të ndjerë mes lotësh dëshmoi për natën e kobshme

Gjykimi për zjarrin në

Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesit ligjorë të të dëmtuarve sot në sallën gjyqësore në Idrizovë pranë Gjykatës themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan", ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

E para dëshmoi nëna e 24-vjeçarit të ndjerë, Andrej, e cila mes lotësh iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë. Para asaj nate të kobshme, tha se ishin një familje mesatare normale, ndërsa tani vetëm mbijetojnë.

Djali i saj Andrej, siç sqaroi, ka punuar kamarier në restorant dhe më 16 mars ishte angazhuar për të ndihmuar në diskotekën "Puls". pronari Dejan Jovanov, natën e fatkeqësisë në orën 1, gjithashtu, për ndihmë në "Puls", sepse ka apsur shumë mysafitë, e ka thirrë djalin e vogël kristianin. Në zjarrin e asaj nate të kobshme e ka humbur Andrejin, ndërsa Kristiani, siç tha, akoma e akuzon veten që nuk arriti ta shpëtojë vëllain e tij.

"Me Andrejin për herë të fundit u dëgjova në orën 6. Më tha se pas punës në restorant ishte thirrur për të ndihmuar në diskotekën 'Puls', por se është i lodhur dhe nuk do të shkojë.Por, nuk u dëgjuam më pas", deklaroi nëna.

Atë natë kur dëgjova sirenat, rreth orës 3, i ka thirrë të dy djemtë, por nuk ka marrë përgjigje, kështu që me burrin janë nisur drejt diskotekës. Rrugës kanë pyetur, nëse i kanë parë djemtë  etyre, dhe njëri prej shokve u ka thënë se Kristianin e kanë parë, por Andrejin jo.

Kur kanë arritur, burri i saj ka hyrë brenda për t'i kërkuar, ndërsa ajo ka qëndruar jashtë dhe e ka thirrur Andrejin, pas çka i kanë thënë se Andreji dhe kristiani me ndihmë të shpejtë ishin dërguar në spital, për ku ishin nisur edhe ata. Atëherë, siç tha nëna, ajo që ishin dërguar në spital u kishte dhënë siguri se do t'u ofrohej ndihmë dhe akoma nuk e kishin kuptuar seriozitetin.

Kur ka arritur para spitalit, atje e ka pritur edhe një tmerr akoma më i madh me korridore përplot të lënduar dhe personel mjekësor në panik.

Në spital e ka gjetur djalin e vogël Kristianin, i cili i ka thënë se nuk arritën ta shpëtojnë vëllain Andrej, por ajo nuk ka besuar dhe ka hyrë në dhomën ku ishte Andreji.

"Nuk kishte plagë djegieje. Andrej dukej aq i gjallë që mjekët nuk dinin se çfarë flisnin. Filluam t'i japim frymëmarrje artificiale. Nuk mund të pajtohesha me atë, mendja nuk ma thonte se ishte i vdekur. I thashë bashkëshortit, shko kërko mjekë të tjerë, duhet të ma kthejnë. Pas kontrollit mjeku i tha se nuk ka puls, se po fillon të ftohet", dëshmoi mes lotësh nëna e Andrejit.

Atëherë akoma nuk e ka kuptuar seriozitetin e gjendjes dhe numrin e viktimave, edhe pse në dhomë ka pasur edhe dy fëmijë të cilët kishin vdekur. Nga MPB i kanë thënë se duhet të ddalin dhe nëse ka diçka, do t'i njoftojnë. Më pas nga spitali u kanë thënë se fëmijët janë dërguar për obduksion në Shkup, që tha se ishte tronditje tejet e madhe dhe fillimisht kishin protestuar, por më pas pasi që i kanë sqaruar, ishin dakorduar.

"Ato ditë nuk e di si kam kaluar. Tërë kohën isha me injeksione dhe medikamente", deklaroi nëna.

Djali më i vogël, Kristiani, kur ka shpërthyer zjarri ka qenë jashtë për të pirë duhan, dhe nuk ka lëndime, por siç tha nëna, ka qenë i revoltuar dhe i hidhëruar sepse ka hyrë në diskotekë për ta kërkuar vëllain, është dashur të konrollohet.

"Ai ato trauma që i ka kaluar në auto-ambulancë. Gjendjen psiqike e ka pasur shumë keq dhe sot e sot është keq, sepse e akuzon veten që nuk ka arritur ta shpëtojë vëllain. Kristiani deri sot ka ankthe dhe po e mbijeton atë natë", dëshmoi e përlotur nëna.

Tani, nëna tha se po mbijetojnë në njëfarë mënyre dhe jeta e saj është e ndarë para dhe pas 16 marsit.

"Çdo mëngjes zgjohem dhe përballem me realitetin,  boshllëkun, humbjen. E di që nuk mund të ndryshosh asgjë ,por pyes veten pse, pse ai nuk mundi të shpëtohej. Tani madje jam xheloze edhe për personin e vetëm, që është më përgjegjës për atë që nodhi, që djali i tij është pranë tij, ndërsa i imi nuk do të kthehet kurrë", tha ajo.

Pas deklaratës së saj, gjykata dha pushim.

Në seancën e sotme gjyqësore duhet të dëgjohen edhe dy dëshmitarë, përfaqësues ligjorë të palëve të dëmtuara.

Në seancën e fundit dëgjimore filloi procedura dëshmuese, me dëgjimin e dëshmitarëve me kërkesë të prokurorisë. Së pari dëshmoi pronari i një punishteje për riparimin e makinave pranë diskotekës i cili ka folur për renovimin e "Puls" nga perspektiva e tij si fqinj i objektit, si dhe për natën tragjike kur objekti u përfshi nga zjarri.

Të gjithë të pandehurit deklaruan në fillim të gjykimit se nuk ndjehen fajtorë për tragjedinë ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Disa prej tyre shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, po mbetën në qëndrimin se nuk kanë kryer "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".

Në fillim të procesit, në fjalën e tij hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën - kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi që tragjedia të ndodh në "Puls". Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ka ndezur zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta ndalë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i piroteknikës, por i lëshimeve sistematike shumëvjeçare, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e kanë shndërruar diskotekën në një "kurth vdekjeprurës".

Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë dhe neglizhencës së detyrës. Shumica e të pandehurve, përmes avokatëve të tyre, kontestuan meritat e aktakuzës. Avokatët e tyre mbrojtës pretendojnë se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishin çuar në zjarr, se kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo i fajit individual. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që, sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të pandehurit të parë, pronarit të diskotekës "Puls", Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe se si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i pandehuri i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes konfirmoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.

Më 16 mars të vitit 2025, gjatë një performance të grupit "DNK" në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte vizitorë më shumë se sa lejohej, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet piroteknike ishin aktivizuar pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë joligjore më shumë se një dekadë, pa kushte minimale-teknike, me rikonstruksione pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarreve. ab/sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан