Gjykata e Apelit ua ka arritur dënimet me burg dy drejtorëve të dënuar për zjarret në spitalin modular në Tetovë
- Gjykata e Apelit Gostivar përmes një komunikate ka informuar se janë riorientuar vendimet e Gjykatës Themelore Tetovë për personat e dënuar në procesin gjyqësor të ndërlidhur me zjarret në spitalin modular të Tetovës, në të cilin në vitin 2021 i kanë humbur jetët 14 persona.
Tetovë, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata e Apelit Gostivar përmes një komunikate ka informuar se janë riorientuar vendimet e Gjykatës Themelore Tetovë për personat e dënuar në procesin gjyqësor të ndërlidhur me zjarret në spitalin modular të Tetovës, në të cilin në vitin 2021 i kanë humbur jetët 14 persona.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit, dy drejtorë të dënuar në vend që nga një vit e gjysmë, kanë marrë nga tre vjet dënim me burg, ndërsa personi juridik Spitali klinik gjobë të rritur prej një milion e treqind mijë euro.
Gjykatësit në gjykatën më të lartë e kanë marrë vendimin më 26 nëntor të vitit 2025, me ç'rast janë refuzuar ankesat e drejtorëve të dënuar Florim Besimi dhe Artan Etemi, ndërsa janë pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë.
Pas zjarrit në vitin 2021 dhe aktakuzës së parashtruar në dhjetor të vitit 2022, Gjykata Themelore Tetovë filloi proces, i cili ka përfuduar në qershor të vitit 2023, kur drejtorët i ka dëmtuar në dënim me kusht, por Gjykata e Apelit pastaj ka vendpsur që të ketë rigjykim.
Rigjykimi i dytë ka përfunduar në maj të vitit 2025 kur Gjykata e Apelit i dënoi me nga një vit e gjashtë muaj dënim me burg dy drejtorët e Spitalit klinik. mb/
Foto: MIA