Gjorgjievski: Investimi në arsim është investim në të ardhmen
- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot i ka vizituar shkollat e mesme në Shkup, ku ka kryer ekspertizë në pajisjen e re dhe kushtet e përmirësuara për mësim dhe punë.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot i ka vizituar shkollat e mesme në Shkup, ku ka kryer ekspertizë në pajisjen e re dhe kushtet e përmirësuara për mësim dhe punë.
Qyteti i Shkupit informoi se punon në mënyrë intensive në krijimin e kushteve më të mira në arsimin e mesëm, me rezultatet konkrete dhe të dukshme për një hark të shkurtur kohor. Theksojnë se përkushtimi drejt krijimit të kushteve moderne, më të sigurta dhe dinjitoze për mësim dhe punë në shkollë paraqet një nga prioritetet kyçe të pushtetit lokal, me qëllim të qartë për arsim cilësor dhe të ardhme më të mirë për të rinjtë.

"Jam krenar kur rezultatet e punës sonë janë tashmë të dukshme në një kohë të shkurtër, gjë që na jep motivim edhe më të madh për të vazhduar më fort dhe më të vendosur. Sot po vizitojmë shkollat e mesme në Shkup, ku i kemi pajisur të gjitha me tavolina dhe karrige të reja, kushte dinjitoze për mësim dhe punë. Gjithashtu kemi siguruar pastrues ajri, laptopë, kompjuterë desktop, tabela të bardha interaktive të reja dhe moderne, si dhe panele inteligjente që mundësojnë mësimdhënie moderne, dinamike dhe cilësore, në hap me kohën dhe nevojat e të rinjve", theksoi Gjorgjievski.
Bëri të ditur se ky është furnizimi më i madh për arsimin e mesëm deri më tani, që flet qartë për përkushtimin tonë të fuqishëm drejt arsimit më cilësor.

Paralelisht, siç theksoi, në fokus është edhe rikonstruksioni i sallave sportive, projekt që tashmë është duke vijuar, për shkak se duam ta nxisim aktivitetin fizik dhe ta ndërtojmë shprehii të shëndetshme tek të rinjtë që në moshë të hershme.
Përveç kësaj, Gjorgjievski njofton se të gjitha shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit do të pajisen edhe me panele fotovoltaike, që është një masë serioze dhe e përgjegjshme që do të thotë ulje e shpenzimeve të energjisë elektrike, por edhe një kontribut i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit. mb/
Foto: Qyteti i Shkupit