• четврток, 25 декември 2025

Gjorgjievski: Filloi aksioni për pastrimin e objekteve të ndërtuara dhe uzurpuara jashtëligjshëm

Gjorgjievski: Filloi aksioni për pastrimin e objekteve të ndërtuara dhe uzurpuara jashtëligjshëm

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se ka filluar aksioni gjithëpërfshirës dhe vendimtar për pastrimin e objekteve të ndërtuara dhe uzurpuara jashtëligjshëm me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe sigurimin e shfrytëzimit të lirë, të sigurt dhe dinjitoz të hapësirave publike. 

Sipas Gjorgjievskit, aksioni zbatohet pa kurrfarë lëshime, me porosi të qartë se hapësira publike u takon qytetarëve dhe duhet të jetë në dispozicion për të gjithë nën kushte të njëjta. 

“Nuk ka tolerancë kur bëhet fjalë për uzurpimin e hapësirës publike. Kemi filluar fushatë të madhe për pastrimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe nuk do të ketë lëshime. Hapësirat publike u përkasin qytetarëve. Trotuaret, shtigjet për këmbësorë dhe hapësirat publike nuk duhet të jenë pengje të interesit personal të askujt. Nuk ka më kompromis kur bëhet fjalë për uzurpimet që prishin jetën, lëvizjen dhe sigurinë e bashkëqytetarëve tanë”, shkroi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.

Aksioni, thekson kryetari i komunës, vazhdon me tempo të përshpejtuar dhe do ta përfshijë të gjithë territorin e Shkupit. 

“Ky është proces në të cilin të gjithë jemi partnerë. Ju bëj thirrje qytetarëve të Shkupit që të mënyrë aktive të përfshihen, të raportojnë objekte të cilat e okupojnë hapësirën e përbashkët dhe të ndihmojnë të ndërtojmë qytet në të cilin mbizotëron rendi, dinjiteti dhe qasja e  barabartë për të gjithë. Bashkë ndërtojmë qytet siç e meritojmë”, bën të ditur Gjorgjievski. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан