• сабота, 09 ноември 2024

Gjeneral Sirski: Armata ukrainase kontrollon njëqind vendbanime në Rusi

Gjeneral Sirski: Armata ukrainase kontrollon njëqind vendbanime në Rusi

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) – Ukraina vazhdon ofensivën e saj kundër territorit rus Kursk, deklaroi kryekomandanti ushtarak i Kievit, gjenerali Oleksandr Sirski.

Ai vuri në dukje se forcat ukrainase kontrollojnë 1294 kilometra katrorë të territorit rus dhe njëqind vendbanime, ndërsa kanë kapur 594 ushtarë rusë.

Gjenerali Sirski theksoi se një nga qëllimet e pushtimit ukrainas të Kurskut ishte "tërheqja e një numri të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera" siç janë Pokrovsk dhe Kurakhova në Donbas, dhe se ky qëllim u arrit me sukses.

Rusia është e vetëdijshme për këtë qëllim dhe përqendron njësitë e saj më të përgatitura në zonën Pokravsk, theksoi gjenerali Sirski.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë deklaruan se sirenat ranë shkurt për rrezikun e një sulmi me raketa në Kurçatova, në pjesën perëndimore të Kurskut.

Në termocentralin bërthamor Kursk sot qëndron drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан