Gjashtë të vrarë nga një bombë e drejtuar drejt një automjeti policor në Pakistanin veriperëndimor
- Gjashtë policë janë vrarë dje nga një bombë e vendosur pranë rrugës, në Pakistanin veriperëndimor, në afërsi të kufirit me Afganistanin, njoftoi policia.
Islamabad, 12 janar 2025 (MIA) - Gjashtë policë janë vrarë dje nga një bombë e vendosur pranë rrugës, në Pakistanin veriperëndimor, në afërsi të kufirit me Afganistanin, njoftoi policia.
Shpërthimi ka ndodhur në qarkun Tank në krahinën Hajber Pahtunhva, deklaroi shefi i policisë krahinore Pervez Shah.
Shefi i policisë Ishak Ahmad, i cili ka qenë në kontroll rutinore gjatë sulmit, është mes të vrarëve.
Shah nuk dha informacione shtesë duke thënë se hetimi është duke vijuar.
Ministri pakistanez i Punëve të Brendshme, Mohsin Nakvi e dënoi sulmin dhe u bëri homazhe policisëve të vrarë. Në komunikatë, ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke thënë se ata "i kanë sakrifikuar jetët e tyre për paqe në vend dhe sakrificia e tyre nuk do të harrohet".
Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë. Dyshimi me siguri do të bie ndaj lëvizjes së talebanëve pakistanezë, e cila i ka përforcuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në muajt e fundit.
Raportet mes dy fqinjëve mbeten të tensionuara. Ato kanë eskaluar në tetor pasi që Kabuli e akuzoi Islamabadin për kryerje të sulmit me dron ndaj kryeqendrës afgane. mb/
Foto: MIA