• четврток, 16 април 2026

Gardian: Uens mund ta udhëheqë palën amerikane në bisedimet për Iranin

Gardian: Uens mund ta udhëheqë palën amerikane në bisedimet për Iranin

Londër, 24 mars 2026 (MIA) – Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens mund ta kryesojë palën amerikane në bisedimet paqësore me Iranin në Pakistan, nëse mbahen ato, njoftuan burime diplomatike pakistaneze, njoftoi sot “Gardian”. 

Udhëheqësia ushtarake e Pakistanit po bën përpjekje të ndërmjetësojë në bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi se shefi i armatës pakistaneze, Asim Munir, ka biseduar për konfliktin me Iranin në bisedë telefonike me presidentin Donald Tramp të dielën. 

Sipas burimeve diplomatike, Uashingtoni dhe Teherani mund të takohen në bisedime në Islamabad edhe këtë javë që të bisedojnë për përfundimin e luftës që filloi para gati se një muaji. 

Ishte theksuar se Islamabadi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht si vend për bisedimet paqësore, për çka asnjë palë formalisht nuk është pajtuar, njoftoi gazeta. 

Besohet se i dërguari i Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, po përgatitet të udhëtojë në Islamabad, por nuk ka konfirmim se dikush nga pala iraniane do ta bëjë këtë. 

Burimet pakistaneze deklaruan se nëse mbahen bisedime, Vens përmendet si kryenegociatori më me shumë gjasa i SHBA-së, në vend të Uitkofit ose dhëndrit të Trampit, Xhared Kushner, të cilët i udhëhiqnin bisedimet për programin bërthamor të Teheranit para se të shpërthejë lufta. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан