Franca dënoi kërcënimet e Trampit ndaj Iranit
- Sulmet ndaj infrastrukturës civile iraniane, të kërcënuara nga presidenti amerikan, Donald Tramp, do të ishin një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe do të çonin në përshkallëzim dhe hakmarrje, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Noel Baro.
Paris, 7 prill 2026 (MIA) - Sulmet ndaj infrastrukturës civile iraniane, të kërcënuara nga presidenti amerikan, Donald Tramp, do të ishin një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe do të çonin në përshkallëzim dhe hakmarrje, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Noel Baro.
"Nëse të gjithë flasim kundër sulmeve ndaj civilëve dhe energjetikës, e bëjmë këtë kryesisht sepse ato përjashtohen sipas rregullave të luftës dhe të drejtës ndërkombëtare, ndërsa e dyta sepse, në rast të një lufte në Iran, ato padyshim do të çonin në një fazë të re përshkallëzimi dhe masash hakmarrëse", potencoi Baro.
Paraprakisht, Tramp i parashtroi afat ultimativ Teheranit zyrtar për ndalimin urgjent të të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke kërcënuar me 'pasoja të papara' nëse kërkesat e Uashingtonit nuk përmbushen plotësisht. Presidenti amerikan të dielën në platformën e tij saktësoi se afati është e marta në orën 20:00 sipas kohës lokale në Uashington, që sipas kohës së mesme evropiane është e mërkurë në mëngjes, në orën 02:00.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dërgoi paralajmërim serioz përmes rrjetit të vet social "Truth Social", duke paralajmëruar se sonte bota do të jetë dëshmitar i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vet, që mund të thotë fund të një civilizimi të plotë, por edhe fillim potencial të një epoke të re për Iranin.
"Një civilizim i plotë do të vdes sonte, që më asnjëherë të mos kthehet. Nuk dua kjo të ndodh, por me siguri do të ndodh. Megjithatë, tani kur kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbisundojnë mendje të ndryshime, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodh diçka revolucionarisht e mrekullueshme, KUSH E DI? Do të kuptojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe të ndërlikuar të botës. Dyzet e shtatë vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të përfundojnë. Zoti le ta bekojë popullin e madh të Iranit!", publikoi Tramp.
Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se rrjeti i transportit në të gjithë Iranin u sulmua sot, duke prekur urat hekurudhore dhe autostradat.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në një video fjalim deklaroi se armata izraelite sulmoi linjat hekurudhore dhe urat në Iran sepse infrastruktura rrugore po përdoret për qëllime ushtarake nga ana e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). rq/
Foto: jutjub