• понеделник, 23 март 2026

Fotografitë satelitore zbuluan dëmet në objektin bërthamor Natanz në Iran 

Fotografitë satelitore zbuluan dëmet në objektin bërthamor Natanz në Iran 

Teheran, 3 mars 2026 (MIA) - Videot satelitore nga Vantor të bëra gjatë 48 orëve të fundit tregojnë dëme të konsiderueshme në impiantin bërthamor të Natanzit, qendrën më të madhe të pasurimit të uraniumit në Iran dhe një nga lokacionet ushtarake më të ndjeshme të vendit, tregoi analiza e fotografive nga Si-En-En. 

Siç tregohet në video, u godit një depo e madhe dhe dy ndërtesa më të vogla dykatëshe tëcilat shërbenin si pikë qasjeje për punëtorët dhe automjetet për qasje në objektet nëntokësore. 

Këto prova vizuale janë në kundërshtim me pretendimet e shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Rafael Grosi, i cili më parë deklaroi se nuk kishte "asnjë indikacion" për dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, thekson Si-En-En. 

"Nuk kemi asnjë indikacion se ndonjë nga objektet bërthamore është dëmtuar ose prekur", tha ai, duke shtuar se ANEA vazhdon të përpiqet të kontaktojë rregullatorin bërthamor të Iranit përmes Qendrës së incidenteve dhe situatave emergjente të ANEA-s, transmetuan mediat amerikane.

Edhe pse dëmi në objekt duket relativisht i vogël, ai është i vogël krahasuar me dy sulmet ajrore amerikane në të njëjtin vend në qershor të vitit të kaluar, kur forcat amerikane përdorën municione që shkatërrojnë bunkerë dhe raketa lundrimi.

Ambasadori i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Reza Naxhafi, dje deklaroi se gjatë operacioneve ushtarake izraelite dhe ameikane kundër Iranit, u godit kompleksi i madh bërthamor në Natanz. 

"Dje, ata sulmuan instalimet bërthamore të Iranit në kohë paqeje, të cilat janë përsëri nën mbikëqyrje ndërkombëtare", deklaroi Naxhafi në një seancë të Bordit të drejtorëve të ANEA-s prej 35 anëtarësh, transmetoi Al Arabija. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан