• вторник, 17 март 2026

Forcat paramilitare sudaneze kanë vrarë të paktën 28 persona në Darfur

Forcat paramilitare sudaneze kanë vrarë të paktën 28 persona në Darfur

Darfur, 24 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën në sulme të forcave paramiltare sudaneze ndaj fortesës së udhëheqësit fisnor në Darfur.

Rrjeti i mjekëve sudanezë njoftoi se dje forcat paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë kryer bastisje në qytetin Misterika në shtetin Darfuri i Veriut në rajonin Darfur.

Qyteti është fortesa e udhëheqësit fisnor arab Musa Hilal, i cili gjithashtu vjen nga fisi arab Rizejgat, si shumica e anëtarëve të RSF-së.

Në sulmin janë plagosur të paktën 39 persona, përfshirë 10 gra.

Lufta në Sudan shpërtheu në vitin 2023 pasi tensionet u përshkallëzuan midis ushtrisë sudaneze dhe forcave rivale të RSF-së. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur dhe ka ndodhur një nga krizat më të mëdha humanitare në botë. Punonjësit humanitarë shpesh kanë qenë objektivë të sulmeve. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан