Forcat paramilitare sudaneze kanë vrarë të paktën 28 persona në Darfur
- Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën në sulme të forcave paramiltare sudaneze ndaj fortesës së udhëheqësit fisnor në Darfur.
Darfur, 24 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën në sulme të forcave paramiltare sudaneze ndaj fortesës së udhëheqësit fisnor në Darfur.
Rrjeti i mjekëve sudanezë njoftoi se dje forcat paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë kryer bastisje në qytetin Misterika në shtetin Darfuri i Veriut në rajonin Darfur.
Qyteti është fortesa e udhëheqësit fisnor arab Musa Hilal, i cili gjithashtu vjen nga fisi arab Rizejgat, si shumica e anëtarëve të RSF-së.
Në sulmin janë plagosur të paktën 39 persona, përfshirë 10 gra.
Lufta në Sudan shpërtheu në vitin 2023 pasi tensionet u përshkallëzuan midis ushtrisë sudaneze dhe forcave rivale të RSF-së. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur dhe ka ndodhur një nga krizat më të mëdha humanitare në botë. Punonjësit humanitarë shpesh kanë qenë objektivë të sulmeve. bsh/
Foto: MIA arkiv