• среда, 18 март 2026

Fon der Lajen në fund të marsit për vizitë në Australi, marrëveshja tregtare qëllim i udhëtimit

Fon der Lajen në fund të marsit për vizitë në Australi, marrëveshja tregtare qëllim i udhëtimit

Bruksel, 18 mars 2026 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fund të këtij muaji do ta vizitojë Australinë, në takim me kryeministrin Antoni Albaneze me qëllim arritjen e marrëveshjes tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Australisë. 

Të dyja palët para pak kohësh sinjalizuan përparim në bisedimet tregtare, pas mossuksesit të rrethit të parë të bisedimeve në vitin 2023, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth qasjes në produkte bujqësore. 

Në kumtesën e sotme të Komisionit Evropian theksohet se Fon der Lajen do të qëndrojë në Australi prej 23 deri 25 mars me qëllim që të “forcohen lidhjet e BE-së me partnerin e besueshëm, të të njëjtit mendim në rajonin strategjik vital indo-paqësor”. 

Australia kërkon kuota më të mëdha për eksportin e mishit të qengjit dhe viçit në Evropë, përderisa BE-ja angazhohet për qasje të përmirësuar në mineralet kyçe të Australisë dhe dogana më të ulëta për produktet industriale. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан