Fon der Lajen ka mbërritur në Ukrainë në përvjetorin e katërt të fillimit të ofensivës ruse
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen njoftoi se ka mbërritur në Kiev në ditën e përvjetorit të katërt të ofensivës ruse, për të "konfirmuar se Evropa e mbështet Ukrainën financiarisht, ushtarakisht dhe gjatë gjithë këtij dimri të ashpër".
Kiev, 24 shkurt 2026 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen njoftoi se ka mbërritur në Kiev në ditën e përvjetorit të katërt të ofensivës ruse, për të "konfirmuar se Evropa e mbështet Ukrainën financiarisht, ushtarakisht dhe gjatë gjithë këtij dimri të ashpër".
"Në Kiev për herë të dhjetë që nga fillimi i luftës. Të konfirmojmë se Evropa qëndron palëkundur me Ukrainën, financiarisht, ushtarakisht dhe gjatë këtij dimri të ashpër. Të theksojmë angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj luftës së drejtë të Ukrainës. Dhe të dërgojmë një mesazh të qartë popullit ukrainas dhe agresorit: nuk do të dorëzohemi derisa të vendoset paqe. Paqe sipas kushteve të Ukrainës", shkroi Lajen në X.
Së bashku me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ajo do të marrë pjesë në një takim trilateral me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. Ata gjithashtu planifikojnë të marrin pjesë në një videokonferencë të "Koalicioni i të gatshmëve", që bashkon aleatët e Kievit.
Ofensiva ruse u bë konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar qindra mijëra viktima dhe të plagosur. Ajo gjithashtu shkaktoi trazira gjeopolitike, duke nxitur shumë vende evropiane të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake për shkak të një përplasjeje të mundshme me Moskën. qa/
Foto: DPA
In Kyiv for the tenth time since the start of the war.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2026
To reaffirm that Europe stands unwaveringly with Ukraine, financially, militarily, and through this harsh winter.
To underscore our enduring commitment to Ukraine’s just fight.
And to send a clear message to the Ukrainian… pic.twitter.com/iULkEQji16