FMN: Lufta në Iran e nxit inflacionin dhe i rrezikon sinxhirët e furnizimit
- Lufta në Lindjen e Mesme ka pasoja afatgjata për energjinë, tregtinë, sinxhirët globalë të furnizimit dhe tregjet financiare dhe paraqet barë të konsiderueshme për energjinë globale, kumtoi sot Fondi monetar ndërkombëtar (FMN).
Uashington, 31 mars 2026 (MIA) - Lufta në Lindjen e Mesme ka pasoja afatgjata për energjinë, tregtinë, sinxhirët globalë të furnizimit dhe tregjet financiare dhe paraqet barë të konsiderueshme për energjinë globale, kumtoi sot Fondi monetar ndërkombëtar (FMN).
Në një postim në blog, FMN-ja e përshkroi konfliktin si "tronditje" që është "globale, por asimetrike" dhe që vepron kryesisht përmes tre kanaleve: çmimeve të energjisë, tregtisë dhe kushteve financiare.
Ndërprerja e furnizimeve me energji është veçanërisht e rëndë, thuhet në postimin.
"Lufta po ashtu i riformëson zinxhirët e furnizimit për derivatet joenergjetike dhe kritike", publikoi FMN-ja. Devijimi i cisternave dhe anijeve kontejnerë i rrit harxhimet e transportit dhe sigurimit dhe po zgjat kohën e dërgesës.
Anulimet e fluturimeve në qendrat kryesore të Gjirit po ndikojnë në turizmin global dhe po e ndërlikojnë tregtinë. Vendet, kompanitë dhe konsumatorët tashmë po i ndjejnë efektet e problemeve të zinxhirit të furnizimit, njofton DPA.
"Me pengimin e dërgesave të plehrave - rreth një e treta e të cilave kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, shqetësimet për çmimet e ushqimeve po rriten", thuhet në postimin. Rezultati është çmime më të larta për plehrat dhe produktet tjera.
Pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat filluan më 28 shkurt, Teherani u përgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin. Forcat iraniane, gjithashtu kanë mbyllur në mënyrë efektive pjesën më të madhe të komunikaciomnit përmes Ngushticës së Hormuzit, korridor kyç për furnizimet globale me energji.
Në përgjithësi, FMN-ja paralajmëron në rritje të inflacionit mbarë botën dhe rritje më të dobët ekonomike. Sa i rëndë do të jetë ndikimi varet nga kohëzgjatja, shtrirja dhe shkatërrimi i konfliktit. Por një gjë tashmë është e qartë, thonë ata: rreziqet ekonomike po rriten. bsh/