• четврток, 25 декември 2025

Firmoset marrëveshje për bashkëpunim në arsim dhe shkencë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Firmoset marrëveshje për bashkëpunim në arsim dhe shkencë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Maqedonia dhe Turqia po thellojnë bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Me Marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë dhe Turqisë, Vesna Janevska dhe Jusuf Tekin.

Me Marrëveshjen, siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. të dyja shtetet do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe publikime shkencore në fushën e arsimit formal dhe joformal, si dhe do të inkurajojnë shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Është pranuar shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit profesional si dhe trajnimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve dhe mësimit të përjetshëm, organizimit të programeve të trajnimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta. Është harmonizuar shkëmbimi i përvojave lidhur me teknologjitë e reja arsimore, si dhe në fushën e përgatitjes së planeve dhe programeve mësimore.

"Me Marrëveshjen mundësohet që nxënësit të marrin pjesë në gara shkencore dhe kulturore që organizohen në të dy vendet, promovohen bashkëpunimi për zhvillimin e programeve të për-bashkëta, si dhe binjakëzimi i shkollave. Është rënë dakord që si lëndë me zgjedhje të mësohen “Gjuha dhe kultura e turqve” përkatësisht “Gjuha dhe kultura e maqedonasve” në Maqedoni dhe Turqi. Gjithashtu është paraparë ndarja reciproke e bursave për nxënësit e shkollave të mesme, njoftoi MASH dhe theksoi se grup i përbashkët pune do të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан