Filipçe nga Brukseli: Kërkoj mbështetje nga Evropa për mbrojtje të demokracisë në Maqedoni
- Ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për lirinë dhe demokracinë në Maqedoni kërkon aksion dhe veprim të përbashkët, thuhet në kumtesën e LSDM-së, nga deklarat e kryetarit të partisë, Venko Filipçe nga Brukseli, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Shkup, 18 dhjetor 2025
Ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për lirinë dhe demokracinë në Maqedoni kërkon aksion dhe veprim të përbashkët, thuhet në kumtesën e LSDM-së, nga deklarat e kryetarit të partisë, Venko Filipçe nga Brukseli, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Rezoluta e turpshme e sjellur e DPMNE-së dhe ZNAM-it në Kuvend është goditje e drejtpërdrejtë ndaj dmeokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik.
Kur parlamenti sjellë një rezolutë jokushtetuese, kundër opozitës, atëherë shteti ndalon të jetë demokratik dhe hyn në autoritarizëm. Në regjim.
Pushteti dëshiron ta heshtë dhe ta ndalojë punën e opozitës, të krijojë shtet njëpartiak dhe ta shuajë lirinë e fjalës.
LSDM nuk do ta lejojë këtë, do ta mbrojmë lirinë dhe demokracinë.
Këtu, në Bruksel, do të kërkoj mbështetje nga e tërë Evropa, nga të gjitha forcat progresive dhe demokratike, nga partitë simotra socialiste dhe socialdemokrate.

Maqedonia duhet të jetë shtet i lirë, demokratik dhe evropian.
Është koha për formim të një fronti qytetar - front për drejtësi, liri dhe demokraci.
Front në të cilin, pa dallim të përkatësisë partiake, etnike apo ideologjike, do të qëndrojmë si një në mbrojtje të demokracisë, lirisë së fjalës dhe mendimit, dhe në mbrojtje të Maqedonisë.
Ta mbrojmë Maqedoninë. Ta mbrojmë demokracinë!
Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së
Foto: LSDM