• понеделник, 06 април 2026

Filipçe: Masat janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, gjithçka është shtrenjtuar

Filipçe: Masat janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, gjithçka është shtrenjtuar

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerëson se masat e Qeverisë janë të vonuara, të pamjaftueshme dhe nuk do të kenë absolutisht asnjë efekt, sepse spiralja e rritjes së çmimeve tashmë ka filluar.

"Masat janë të vonuara, të pamjaftueshme dhe nuk do të kenë absolutisht asnjë efekt, sepse spiralja e rritjes së çmimeve tashmë ka filluar. Kur paralajmëruam se ato duhet të sillen në kohën e duhur, siç bënë shumë vende në rajon, qeveria ishte e shurdhër, thjesht nuk na dëgjoi dhe prandaj është kjo situatë", tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në fshatin Krivollak.

Kriza, sipas tij, do të bëhet gjithnjë e më e rëndë, ndërsa qytetarët do ta ndjejnë gjithnjë e më shumë në kurriz të tyre.

"Për fat të keq, qeveria është plotësisht e papërgjegjshme dhe e interesuar vetëm për veten dhe bizneset e saj", shton Filipçe.

Foto: LSDM

Linku në video: https://www.youtube.com/watch?v=OtQuB9xlxgs

Тагови

Остани поврзан