Fajnenshëll tajms: Vrasja e ajatollah Hamneit është mundësuar edhe nga një seri sulmesh kibernetike
- Vrasja e liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Hamnei pjesërisht është mundësuar nga një seri sulmesh kibernetike afatgjate, transmeton gazeta britanike "The Financial Times", duke u thirrur në disa burime anonime të inteligjencës izraelite.
Londër, 3 mars 2026 (MIA) – Vrasja e liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Hamnei pjesërisht është mundësuar nga një seri sulmesh kibernetike afatgjate, transmeton gazeta britanike "The Financial Times", duke u thirrur në disa burime anonime të inteligjencës izraelite.
Gazeta pohon se Izraeli vite me radhë ka arrit të hakojë sistemin e kamerave të mbikëqyrjes së trafikut të Iranit.
Imazhet të cilat u transmetuan drejtpërdrejtë te spiunët izraelitë ju mundësuan të konfirmonin kohën e një takimi midis liderit suprem iranian dhe disa prej këshilltarëve të tij të ngushtë. Ky takim ishte caku i sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane më 28 shkurt.
Sipas Fajnenshëll tajms, hakerët e sponsorizuar nga shteti izraelit kishin ndërprerë më parë rrjetin telefonik rreth vendit të sulmit për të parandaluar që lideri iranian të njoftohej në rast të një rrjedhjeje informacioni.
Sulmi u bë i mundur edhe nga informacioni i ofruar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).
Spiunët kibernetikë izraelitë dhe iranianë kanë zhvilluar një betejë të ashpër për 30 vjet, duke përdorë fushata dezinformimi, duke mbledhur informacione mbi zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë dhe duke hakuar infrastrukturën e ndjeshme.
Foto: EPA