• четврток, 16 април 2026

Eurogrupi kërkon zgjidhje për tronditjen energjetike: Kriza e Iranit i kushton BE-së miliarda euro

Eurogrupi kërkon zgjidhje për tronditjen energjetike: Kriza e Iranit i kushton BE-së miliarda euro

 Bruksel, 27 mars 2026 (MIA) - Shtetet e eurozonës në takimin e sotëm onlajn do të bisedojnë  për masat kundër rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, thuhet në programin e Eurogrupit.

 Komisioni Evropian (KE) në dokumentin e punës të paraqitur përpara takimit se Unioni përballet me ndërprerje të mundshme të furnizimit.

 Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar ndërprerje serioze në tregun e naftës dhe gazit, dhe vetëm në 17 ditët e para të krizës së Iranit, BE-ja shpenzoi rreth gjashtë miliardë euro më shumë për import të lëndëve djegëse fosile. Edhe pse burimet e rinovueshme mbulojnë 48 për qind të konsumit të energjisë elektrike, transporti mbetet shumë i varur nga importi, për shkak  se KE-ja konsideron urgjente përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie të elektrizuar.

 Komisioni thekson se elektrifikimi me karbon të ulët është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për sovranitetin energjetik të Evropës. Si masa afatshkurta propozohet mbështetja e drejtpërdrejtë për familjet dhe industritë më të cenueshme, por me kusht që ato të jenë të përkohshme dhe të mos inkurajojnë shpenzime të tepërta. Përgjigja e BE-së duhet të jetë e koordinuar dhe shpenzimet buxhetore të kufizuara në mënyrë që të mos rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale të vendeve anëtare.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан