Eurodizeli lirohet për dy denarë, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta
- – Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) nga mesnata ulet për 2,00 denarë për një litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) nga mesnata ulet për 2,00 denarë për një litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri për një litër EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 64,50 denarë.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) dhe i Mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë. fc/
Foto: MIA