Egjipt: Një personi i armatosur qëllon për vdekje tetë persona në stacionin e autobusëve
- Një person i armatosur në Egjipt vrau tetë persona në një të shtënë në një stacion autobusi përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Kajro, 19 maj 2026 (MIA) - Një person i armatosur në Egjipt vrau tetë persona në një të shtënë në një stacion autobusi përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Në incidentin në Abnub, rreth 300 kilometra në jug të Kajros në provincën Asuit, janë lëndzar pesë persona, raportoi DPA.
Ministria bëri të ditur se autori hapi mbrëmë zjarr pa dallim ndaj kalimtarëve në një stacion autobusi. Forcat e sigurisë e gjetën më vonë në tokë bujqësore. Burri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë
Sipas hetimeve fillestare, autori i krimit kishte probleme të shëndetit mendor prej kohësh dhe po merrte trajtim në një spital psikiatrik në Kajro, kumtoi Ministria.
Prokuroria Publike ka hapur një hetim për rastin.
Foto: MPB e Egjiptit