Dymbëdhjetë persona të vdekur, dhjetëra mijëra të evakuuar për shkak të përmbytjeve në Kinë
- Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje këtë javë e goditën Kinën, me ç'rast humbën jetën të paktën 12 persona, ndërsa dhjetëra mijë u detyruan të evakuoheshin, njoftojnë mediat shtetërore kineze.
Pekin, 20 maj 2026 (MIA) - Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje këtë javë e goditën Kinën, me ç'rast humbën jetën të paktën 12 persona, ndërsa dhjetëra mijë u detyruan të evakuoheshin, njoftojnë mediat shtetërore kineze.
Televizioni "Si-Si-Ti-Vi" publikoi se pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 udhëhiqen si të zhdukur në qarkun Shimen në provincën Hunan, ku reshjet nuk ndalen, ndërsa shërbimet e shpëtimit intensivisht punojnë në terren në kushte të vështirësuara të motit.
Deri mbrëmë në rajon janë evakuuar më shumë se 19.000 njerëz, raportoi agjencia shtetërore "Sinhua".
Në disa zona janë vërejtur reshje rekorde deri në 339 milimetra në afat prej 24 orësh, ndërsa lokalisht edhe deri në 240 milimetra kolonë uji për vetëm disa orë.
Në provincën fqinje Hubej rrugët janë shndërruar në lumenj, ndërsa shpëtuesit kanë përdorur gomone për evakuimin e banorëve të ngujuar.
Në provincën jugperëndimore Guixhou, sipas raporteve, katër persona humbën jetën, ndërsa pesë udhëhiqen si të zhdukur, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar. sa/
foto/MIA arkivi