Dy helikopterë të Armatës po shuajnë zjarrin në malin Jabllanicë
- Dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut po shuajnë zjarrin në malin Jabllanicë këtë mëngjes, i cili digjet për të tretën ditë në afërsi të fshatrave Radolishtë dhe Fjerishtë, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Strugë, 14 mars 2026 (MIA) - Dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut po shuajnë zjarrin në malin Jabllanicë këtë mëngjes, i cili digjet për të tretën ditë në afërsi të fshatrave Radolishtë dhe Fjerishtë, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit.

QMK kumtoi se në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në fshatin Bogovicë, ku shërbimet kompetente po veprojnë me forca tokësore.
Institucionet kompetente janë në terren dhe mbeten të angazhuara deri në stabilizimin e plotë të situatës. ls/
Foto: MIA