• четврток, 15 јануари 2026

Durmishi: Punojmë në mënyrë aktive në zbatimin e axhendës reformuese

Durmishi: Punojmë në mënyrë aktive në zbatimin e axhendës reformuese

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon nëmënyër aktive në zbatimin e axhendës reformuese dhe do të arrijmë shumë shpejt në plotësimin e plotë të kushteve pëër marrje të dritës së gjelbër nga Bashkimi Evropian, theksoi sot ministri dikasterial Besar Durmishi duke u përgjigjur në pyetje të deputetes Sanja Llukarevska.

Sipas tij, inspektorati i tregut dhe i punës në vitin 2025 ka bërë numër rekord të kontrolleve, gjegjësisht për vitin 2025 më shumë ktrahasuar me periudhën paraprake. Raporti, theksoi do të dorëzohet në Bashkimin Evropian dhe në mars të vitit 2026 pret harmonizim pozitiv

"Dallimi mes asaj se sa jemi të kapur me axhendën reformuese për dallim prej jush, është siu nata me ditën. Të gjitha gjërat që ju nuk i keni filluar ose realizuar deri në gjysmë ne jemi duke i përfunduar. Kemi trashëgimi të një procesi, i cili është dashur të fillojë në vitin 2019 dhe të përfundojë deri në vitin 2023. Por ne këtë punë do ta kryejmë", tha Durmishi.

Ai nënvizoi edhe se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por konsideron se kjo duhet të jetë e qëndrueshme, të ketë rritje ekonomike dhe të merret parasysh edhe prodhimtaria.

"Këshili Ekonomik Social i mbështet edhe punëtorët edhe punëdhënësit dhe nëse ata arrijnë të merren vesh kjo do të jetë edhe në interes të të gjithë shtetit", shtoi Durmishi.

Me rritjen e pagës minimale, theksoi ai, shteti do të ketë më shumë të ardhura, por ngriti pyetjen nëse punëdhënësit do të jenë në gjendje të mbështesin tregun dhe të përballojnë shpenzimet shtesë.

"Paga minimale nuk është më e ulëta në rajon, kemi vende fqinje ku kanë më pak se vendi ynë. Do të punojmë që pagën minimale ta bëjmë më të lartë se në vendet e BE-së. Nuk është rastësi që po punojmë për të rritur punën në industri, duke mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme në industri dhe për të pasur vende të reja pune, produktivitet dhe rritje të pagës minimale. Kemi një formulë, ku kemi një marrëveshje midis punëdhënësve dhe do ta mbështesim atë qëndrim në mars të vitit 2026", tha Durmishi.

Lidhur me llogaritjet për shumën e shportës së konsumatorit, ai sqaroi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të japë vlerësimet dhe të nevojshmet do të përfshihen në metodologji. Ai theksoi se sipas informacionit të Eurostat, kemi shportën më të vogël të konsumatorit në të gjithë Evropën. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан