Dukshmëri e zvogëluar e akseve rrugore Gajre-Kodra e Diellit dhe Shtip-Negotinë tek Serta
- Dukshmëria për shkak të mjegullës është zvogëluar në 30 metra në rrugën midis fshatit Gajre dhe Kodrës së Diellit dhe në 100 metra në rrugën midis Shtipit dhe Negotinës në afërsi të Sertës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëria për shkak të mjegullës është zvogëluar në 30 metra në rrugën midis fshatit Gajre dhe Kodrës së Diellit dhe në 100 metra në rrugën midis Shtipit dhe Negotinës në afërsi të Sertës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në Kodrën e Diellit po bie borë e lehtë që nuk ngjitet në rrugë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. sa/
foto: MIA arkivi