• сабота, 23 мај 2026

Dr. Dushan Zhiviq për MIA (1): Si parandalohen sëmundjet autoimune me vitaminën D dhe pse nuk duhet të kemi frikë nga mbidozimi

Dr. Dushan Zhiviq për MIA (1): Si parandalohen sëmundjet autoimune me vitaminën D dhe pse nuk duhet të kemi frikë nga mbidozimi

Shkup, 22 maj 2026

Roza Shuleva

– Do të jem shumë i qartë dhe konciz. Çdo sëmundje autoimune te e cila konstatojmë mungesë të vitaminës D, mund të ndalet me plotësimin e kësaj vitamine dhe sjelljen e vitaminës D në nivel të kënaqshëm, sepse në këtë mënyrë ndalet edhe ai reaksion aberrant (abnormal) TH17. Pra, mund ta ndalim. Për këtë arsye duhet reaguar sa më herët, menjëherë pas konstatimit, sepse procesi autoimun çdo ditë i shkatërron organet dhe indet. Ai proces mund të drejtohet vetëm ndaj një organi; nëse forcat tona mbrojtëse e sulmojnë mbështjellësin nervor dhe krijojnë vrima – atëherë bëhet fjalë për Multipël Sklerozën, nëse sulmojnë gjëndrën tiroide, atëherë kemi tiroidit kronik –Tiroiditisin e Hashimotos, nëse sulmojnë pankreasin, përkatësisht qelizat e Langerhansit, atëherë është diabet, nëse sulmojnë qelizat pigmentuese, atëherë është Vitiligo... – thotë dr. Zhiviq në intervistën për MIA-n, me të cilin biseduam për rolin e vitaminës D në parandalimin e epidemisë së sëmundjeve autoimune.

Doktor Zhiviq konsiderohet pionier i nutricionizmit modern sportiv në Serbi, i njohur për edukimin nutricionist të sportistëve të nivelit të lartë. Ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe ka specializuar në katedrën e higjienës te prof. dr. Miladin Mirilov, dikur anëtar i bordit ekzekutiv për ushqim të World Health Organization (WHO). Ai hapi Qendrën Specialistike për Sëmundje nga Ushqyerja Joadekuate “Dr. Zhiviq” dhe filloi intensivisht të merret me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ushqimin e sportistëve. Por kohët e fundit janë veçanërisht aktuale këshillat e tij për vitaminën D dhe në këtë intervistë për MIA ai flet për bazën e trajtimit me suplementim të vitaminës D, të dalë nga praktika e tij në trajtimin e sëmundjeve autoimune dhe sëmundjeve të tjera.

Doktor, cila është arsyeja kryesore për sëmundjet autoimune dhe sipas jush, a janë këto sëmundje të shërueshme apo gjendje kronike?

– Fakt i vërtetuar shkencërisht është se niveli i ulët i vitaminës D shkakton një reaksion të caktuar TH17, i cili e inicon procesin autoimun. Pra, krijimi i procesit autoimun aktivizohet nga niveli i ulët i vitaminës D. Dhe çfarë është procesi autoimun? Për ta shpjeguar për publikun më të gjerë, kjo është kur imuniteti ynë, forcat tona mbrojtëse, që janë këtu për të na mbrojtur nga armiku i jashtëm, kthehen patologjikisht kundër organizmit tonë dhe fillojnë

të shkatërrojnë qelizat, organet dhe indet tona. Për këtë arsye quhen autoimune. Dhe është vërtetuar shkencërisht se kjo ndodh me nivel të ulët të vitaminës D. Pra, te sëmundjet në trajtimin e të cilave konstatojmë se ekziston nivel i ulët i vitaminës D, mund të ndikojmë, ta plotësojmë mungesën dhe ta ndalim procesin autoimun.

Vitamina D është veçanërisht aktuale kohët e fundit si një lloj shpëtimi në shumë situata kronike. Çfarë mund të na thoni për të – si e marrim në organizëm dhe si është më mirë ta fitojmë: përmes ushqimit dhe ekspozimit në diell apo përmes tabletave?

– Vitaminën D ne e marrim si formë joaktive, si provitaminë. Duhet të them se ajo është sekosteroid, derivat i kolesterolit, gjendet si në botën shtazore ashtu edhe në atë bimore. Pra, ergokalciferoli (D2) vjen nga bota bimore, ndërsa kolekalciferoli (D3) nga bota shtazore. Nuk është shumë i përhapur. Në produktet shtazore gjendet te peshqit e yndyrshëm, si salmoni, skumbria, harenga, sardelja dhe në vajin e peshkut. Disa produkte me përpunim teknologjik pasurohen me vitaminë D, për shembull qumështi dhe disa drithëra. Pra, natyra nuk ka qenë shumë bujare sa i përket kësaj vitamine. Dikur këta peshq konsumoheshin më shumë, po ashtu edhe produktet e qumështit, ndërsa sot kjo nuk ndodh. Ushqyerja jonë joadekuate shumë shpesh na çon në atë mungesë. Ne nuk e kemi atë provitaminë prej së cilës më pas në lëkurë, nën ndikimin e rrezeve ultraviolet të diellit, zhvillohet vitamina D – frekuenca e spektrit B emeton një spektër të caktuar ultraviolet, më saktësisht spektër A dhe spektër B. Ky spektër B është përgjegjës për krijimin e vitaminës D. Sipas kësaj, këtu krijohet forma e parë gjysmëaktive e vitaminës D.

Çfarë ndodh nëse me suplementimin arrihen vlera më të larta të vitaminës D në organizëm? Pikërisht nga kjo kanë frikë njerëzit.

– Siç thashë, matet ajo forma e parë, gjysmëaktive, e cila ka grup OH në pozitën e 25-të. Këtu ekzistojnë masa të ndryshme; diku konsiderohet ndërmjet 20 dhe 50, ndërsa disa mendojnë se është ndërmjet 30 dhe 60 nanogramë për mililitër. Por theksoj, pas suplementimit, këto vlera shkojnë edhe deri në 300 dhe nuk duhet të kemi frikë nga kjo, sepse kjo nuk është ajo forma që mund t’i dëmtojë organizmit, por është vetëm material i caktuar për punë të mëtejshme. Nuk duhet të keni frikë nga diçka që para syve tuaj shpërbëhet brenda 20 ditëve nga krijimi i saj. Ajo degradohet. Pra, kjo është ajo që ka të bëjë me praninë e saj në organizëm.

Si janë të lidhura vitamina D dhe gjëndra tiroide?

– Do t’i kthehesha tregimit për shkakun e atij procesi autoimun, në të cilin për shkak të nivelit të ulët të vitaminës D sulmohen inde të ndryshme. E përmenda tashmë, nëse sulmohet gjëndra tiroide, atëherë krijohet tiroidit kronik ose Tiroiditisin e Hashimotos. Por shumë më e rëndësishme është lidhja ndërmjet vitaminës D dhe gjëndrës paratiroide. Pse? Tani do ta shpjegoj. Gjëndra paratiroide sekreton një hormon që quhet hormon paratiroid. Dhe kjo variantë është diçka që funksionon dhe i ndihmon organizmit. Kujdes, thashë, imagjinoni që organizmi ka rezistencë ndaj vitaminës D dhe zorrët nuk mund ta absorbojnë kalciumin për shkak të kësaj. Organizmit i mungon kalciumi, jo vetëm eshtrave, nyjeve, muskujve, thonjve dhe flokëve, por i mungon edhe zemrës. Duhet të sigurohet kalcium. Si? Ky kompjuter (truri ynë), që i ka krijuar të gjithë kompjuterët në botë, e di, ka variant rezerv ( “back up”), ka autokorrigjim, pra di si të korrigjohet vetvetiu. Pra, kjo është menduar mbi bazën e vetes sonë. Ai e sekreton hormonin paratiroid. Gjëndra paratiroide e sekreton hormonin paratiroid, i cili nga eshtrat, nyjet, muskujt dhe të gjitha strukturat që përmbajnë kalcium, e “vjedh” kalciumin për t’ia siguruar zemrës, sepse nëse zemra nuk punon nuk ka jetë. Nëse ju keni eshtra të dobëta, do të dobësoheni, por do të jetoni. Pra, me rëndësi parësore është t’i sigurohet kalcium zemrës dhe hormoni paratiroid atëherë e merr atë dhe shkakton osteoporozë, osteopeni dhe gjithçka tjetër.

vazhdon nesër

Foto: printskrin

Остани поврзан