DPHM: Në fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme reshje të dobëta lokale të shiut, reshje më të dendura do të jenë të mërkurën
- Këtë fundjavë dhe në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale me intensitet më të dobët, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Këtë fundjavë dhe në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale me intensitet më të dobët, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas parashikimit të DPHM, reshje të reja më të dendura sërish priten gjatë natës drejt së mërkurës dhe të mërkurën.
"Të dielën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë nga veriu, paralajmëroi DPHM.
Foto: Arkivi i MIA-s