• сабота, 23 мај 2026

Donald Tramp: Ekziston "mundësi e mirë" për marrëveshje bërthamore me Iranin pas prolongimit të sulmit

Donald Tramp: Ekziston

Uashington, 19 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se ekziston "mundësi shumë e mirë" që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani të arrijnë marrëveshje e cila do ta parandalojë Teheranin të vijë deri te armët bërthamore.

Ai sqaroi më tej se me kërkesë të aleatëve nga Lindja e Afërt, i ka prolonguar sulmet ushtarake ndaj Iranit të planifikuara për sot, me qëllim të vazhdimit të negociatave me Teheranin.

Sipas Trampit, liderët e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kërkuan prolongim të operacionit ushtarak.

"Nëse mund ta zgjidhim këtë pa bombardime, do të isha shumë i lumtur", deklaroi Trampi para gazetarëve, duke shtuar se SHBA-ja edhe mët ej është e gatshme për aksion të madh ushtarak nëse nuk arrihet marrëveshje.

Paraprakisht, Trampi paralajmëroi se Irnait "po i skadon koha" dhe se duhet "të veprojë shpejtë".

Nga Irani mbrëmë kumtuan se iu përjgigjën propozimit të ri amerikan për prëfundim të konfliktit në Lindjen e Afërt që filloi më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Armëpushimi i brishtë është në fuqi prej 8 prillit.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se të dyja palët mbeten me qëndrime dukshëm të kundërta.

Mediumet iraniane kumtojnë se Uashingtoni ka parashtruar propozim prej pesë pikash, mes të cilave edhe kërkesa që Irani të ruajë vetëm një objekt aktiv bërthamor dhe rezervat e uraniumit të pasuruar t'i transportojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ab/

foto/МIА arkivi

Остани поврзан