Do të shqyrtohen ankesat e qytetarëve në seancën e Këshillit Gjyqësor
- Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 534-të në të cilën do të shqyrtohen çështjet e lidhura me ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, ankesat dhe peticionet në lidhje me punën e gjyqtarëve dhe gjykatave, si dhe formimin e komisioneve për procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë.
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 534-të në të cilën do të shqyrtohen çështjet e lidhura me ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, ankesat dhe peticionet në lidhje me punën e gjyqtarëve dhe gjykatave, si dhe formimin e komisioneve për procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë.
Do të shqyrtohen peticione dhe ankesa të shumta të paraqitura nga qytetarët dhe subjektet juridike në lidhje me punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu një seancë dëgjimore mbi Vendimin e Gjykatës Administrative U-5 Nr. 380/2025, si dhe mbi Njoftimet e situatave të vërtetuara faktike.
Këshilli do të formojë gjithashtu komisione raportuesish pas kërkesave të paraqitura për të filluar një procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë e një gjyqtari ose kryetari të gjykatës, e më pas do të shqyrtohen pikat e ndryshme. sa/