• сабота, 23 мај 2026

Djali i Abazit është zgjedhur anëtar i Komitetit qendror të Fatahut

Djali i Abazit është zgjedhur anëtar i Komitetit qendror të Fatahut

Rramallah, 17 maj 2026 (MIA) - Jaser Abaz, djali më i madh i presidentit të Administratës palestineze, Mahmud Abaz është zgjedhur anëtar i Komitetit qendror të partisë Fatah.

Zgjedhja e anëtarëve të komitetit të ri qendror u mbajt dje në Kongresin e tetë të prëgjithshëm të lëvizjes nacionaliste, ndërsa votimi njëkohësisht u zhvillua në Rramallah, Gazë, Kajro dhe Bejrut.

jaser Abaz (64) është drejtor i disa kompanive në Administratën palestineze, pjesën më të madhe të kohës jeton në kanada. Ai u kyç aktivisht në politikë para pesë viteve kur babai i tij e emëroi "përfaqësues të tij special".

Sipas rezultateve preliminare, Marvan Barguti, i cili ndodhet në burgun izraelit që nga viti 2002, fitoi më shumë vota. Ish-anëtarët e Fatahut gjithashtu ruajtën vendet e tyre. Komiteti i ri qendror përfshin nënkryetarin e Administratës palestineze dhe nënkryetarin e Organizatës për çlirimin e Palestinës, Husein al-Sheik, nënkryetarin e Fatahut, Mahmud al-Alul, ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë, Xhiibril Raxhub, dhe ish-kreun e inteligjencës palestineze, Tavfik al-Tiravi.

Anëtarët e sapozgjedhur janë drejtori aktual  zbulimit, Maxhed Faraxh, si dhe komandanti i krahut të armatosur të Farahut, Brigadat e martirëve Al Aksa, Zakaria al-Zubaidi, i cili vepron në zonën e kampit të refugjatëve Xhenin në Bregun Perëndimor. Zubaidi u lirua nga burgu izraelit vitin e kaluar në një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Në komitetin qendror të Fatahut janë edhe dy gra. ab/

Foto: Uikipedia

Остани поврзан