• недела, 22 март 2026

Disa aeroplanë amerikanë u rrëzuan në Kuvajt

Disa aeroplanë amerikanë u rrëzuan në Kuvajt

Kuvajt, 2 mars 2026 (MIA) - Disa aeroplanë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar në Kuvajt, pas çka të gjithë anëtarët e ekuipazhit mbijetuan, kumtoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit. 

Ai nuk specifikoi shkakun e aksidentit, as sa aeroplanë u rrëzuan.

Një zëdhënës i MM së Kuvajtit potencoi se anëtarët e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur dhe janë dërguar në spital, dhe të gjithë janë në gjendje stabile.

Hetimi është duke vazhduar, ndërsa koordinimi po zhvillohet drejtpërdrejt midis autoriteteve kuvajtiane dhe forcave amerikane të stacionuara në vend.

Armata e SHBA-së nuk ka komentuar ende mbi akuzat për rrëzimin e aeroplanëve në Kuvajt.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан