Dimitrieska-Koçoska: Eurobondi do të emitohet në tremujorin e parë të vitit 2026 në dy pjesë me maturime të ndryshme - qëllimi është ruajtja e stabilitetit të financave në planin afatgjatë
- Eurobondi i cili është parashikuar të emitohet në tregun ndërkombëtar vitin e ardhshëm do të ndahen në dy pjesë nga 500 milionë euro me afat të ndryshëm të maturimit.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Eurobondi i cili është parashikuar të emitohet në tregun ndërkombëtar vitin e ardhshëm do të ndahen në dy pjesë nga 500 milionë euro me afat të ndryshëm të maturimit.
Këtë e kumtoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në takimin e sotëm me gazetarët, në të cilën potencoi se qëllimi i emetimit të Eurobondit në dy pjesë me afate maturimi në kohë të ndryshme ishte që të ruajë stabilitetin e financave publike në planin afatgjatë dhe të sigurojë likuiditet për të shërbyer detyrimet që po maturohen.
Për momentin ende po bëhen analiza për maturimin e eurobondit, i cili do të emetohej në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa sipas ministres, qëllimi i këtij modeli është atraktiviteti më i madh tek investitorët për eurobondet të cilat janl mbi 500 milionë euro, sepse ato mund të tregtohen në tregun sekondar.
Mjetet janë të nevojshme për të shlyer Eurobondin e emetuar në vitin 2020 në shumën prej 700 milionë euro, i cili maturohet në vitin 2026. rq/
Foto: arkivi i MIA-s