Dhjetëra të vrarë në sulmin xhihadist ndaj shtatë fshatrave në Nigerinë veriore
- Xhihadistët nga grupi "Lakurava" kanë vrarë dhjetëra njerëz pasi që kanë sulmuar shtatë fshatra në shtetin Kebi në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi policia.
Abuxha, 19 shkurt 2026 (MIA) - Xhihadistët nga grupi "Lakurava" kanë vrarë dhjetëra njerëz pasi që kanë sulmuar shtatë fshatra në shtetin Kebi në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi policia.
"Për fat të keq, dhjetëra njerëz janë vrarë pasi banorët e fshatrave Mamunu, Avasaka, Tungan Coho, Makangara, Kanzo, Gorun Najdal dhe Dan Mai Ago u mobilizuan për t'u përballur me sulmuesit", tha Bashir Usman, zëdhënës i policisë së shtetit Kebi.
Sipas një raporti të shërbimeve të sigurisë, janë vrarë 30 civilë. mb/
Foto: MIA