Deri në shkurt pritet të përfundojë rehabilitimi i aksit rrugor përmes grykës Preseka, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikolloski
- Po punojmë intensivisht në rehabilitimin e grykës Preseka dhe pres deri në muajin shkurt të përfundojë i gjithë aksi rrugor dhe të rrisim sigurinë në komunikacion, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Po punojmë intensivisht në rehabilitimin e grykës Preseka dhe pres deri në muajin shkurt të përfundojë i gjithë aksi rrugor dhe të rrisim sigurinë në komunikacion, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Zëvendëskryeministri Nikolloski, së bashku me drejtorin e NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski, deputetin Gjorgji Sajkoski dhe kryetarët e komunave të Kërçovës dhe Debrcës, dje inspektuan punimet ndërtimore në grykën Preseka.

Bëhet fjalë për një projekt për rehabilitim të aksit rrugor prej 15 kilometra, i cili ka rëndësi të madhe për përmirësimin e sigurisë së udhëtimit dhe do të lehtësojë lidhjen e kryeqytetit me Ohrin dhe Strugën.
-"Po punojmë në 11 kilometra që po rehabilitohen plotësisht. Mund të them se sa i përket rehabilitimit të grykës Preseka, e cila është një arterie kryesore, jo vetëm për lidhjen e Kërçovës me Ohrin dhe Strugën, por në përgjithësi për lidhjen e Shkupit me Strugën dhe Ohrin, po punojmë me një dinamikë të shkëlqyer dhe deri në shkurt duhet të përfundojë i gjithë aksi rrugë, gjë që do të ndihmojë shumë derisa të hapet e gjithë autostrada Ohër-Kërçovë, duke e bërë udhëtimin më të sigurt dhe më të shpejtë, duke pasur parasysh se gryka Preseka ishte në një gjendje vërtet katastrofale", tha zëvendëskryeministri Nikolloski. ls/
Foto: Ministria e Transportit