• сабота, 23 мај 2026

Departamenti amerikan i Shtetit: Izraeli dhe Libani u dakorduan për armëpushim 45-ditor

Departamenti amerikan i Shtetit: Izraeli dhe Libani u dakorduan për armëpushim 45-ditor

Uashington, 16 maj 2026 (MIA) - Izraeli dhe Libani u dakorduan, pas edhe një raundi negociatash në Uashington, ta vazhdojnë ndërprerjen e zjarrit për 45 ditë, kumtoi mbrëmë Departamenti amerikan i Shtetit.

Marrëveshja pasoi pas dy ditëve "shumë produktive", ndërsa bisedimet e reja u caktuan për më 2 dhe 3 qershor, deklaroi zëdhënësi i Departamentit, Tomi Pigot.

Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i cili vepron nga territori libanez, duhej të skadonte të dielën.

"Shpresojmë se këto bisedime do të nxisin paqe të përhershme mes dy vendeve, njohje të plotë të sovranitetit të ndërsjelltë dhe intehritetit territorial dhe vendosjen e sogurisë së vërtetë përgjatë kufirit të përbashkët", shkroi Pigot në mediumet sociale.

Izraeli dhe Libani teknikisht janë në luftë prej vitit 1948, kur u themelua shteti hebraik. Këto janë negociatat e tyre të para të drejtpërdrejta. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан