Deklaratë e Nevzat Bejtës (EMBARGO për publikim deri në orën 19)
- – Kandidati për kryetar të Komunës Gostivar në zgjedhjet e përsëritura lokale, Nevzat Bejta, sot e realizoi të drejtën e tij të votës dhe ju bëri thirrje qytetarëve për dalje më të madhe në zgjedhje.
Gostivar, 11 janar 2026 (MIA) – Kandidati për kryetar të Komunës Gostivar në zgjedhjet e përsëritura lokale, Nevzat Bejta, sot e realizoi të drejtën e tij të votës dhe ju bëri thirrje qytetarëve për dalje më të madhe në zgjedhje.
Bejta votoi në vendvotimin në Shkollën Fillore Komunale “Bashkimi”, bashkë me familjen e tij.
“Sot, së bashku me familjen time, e ushtruam të drejtën qytetare për të votuar. Kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë dhe për të ardhmen e komunës sonë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Besoj se vullneti i qytetarëve do të shprehet lirshëm dhe se procesi zgjedhor do të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar në këtë proces dhe shpresoj që sot të jetë një festë e demokracisë për Gostivarin”, tha Bejta. fc/
Foto: MIA