• четврток, 25 декември 2025

Debati për amendamentet për propozim-ligjin për Këshillin Gjyqësor

Debati për amendamentet për  propozim-ligjin për Këshillin Gjyqësor

 Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, në lexim të dytë, debatoi për  propozim-ligjin  për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Deri te anëtarët e komisionit parlamentar dhe Ministrisë së Drejtësisë të përfaqësuar nga zëvendësministri Alen Dereban, u propozuan disa amendamente, përfshirë edhe amendamentin për metodën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

 Zgjidhja e re ligjore është në funksion të reformave në gjyqësor dhe po ndryshohet në përputhje me analizat relevante ndërkombëtare, si dhe rekomandimet e publikut të ekspertëve vendas dhe sektorit civil. Me zgjidhjen e re ligjore pritet të përmirësojë transparencën në përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve, të sigurohen kritere të qarta për përzgjedhjen dhe vlerësimin e gjykatësve dhe të krijohen mekanizma efikasë për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

 Pas përfundimit të për amendamentet, kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Lupço Prenxhov theksoi se propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor do të dërgohet për procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Maqedonisë dhe për raportues të seancës, komisioni e caktoi deputeten Eli Panova.

 Foto: printskrin

 

Остани поврзан